Policia e Poliçanit ka arrestuar B. K., 29 vjeç dhe T. K., 26 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Rruga e mesit” Poliçan.
Ata kanë goditur me grushte shtetasin H. M., 29 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë shef ekipi pranë OSHEE-së.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.