Ngjarje e rëndë/ I mituri shqiptar qëlloi për vdekje motrën 12-vjeçare!

Shqipëria

Ngjarje e rëndë/ I mituri shqiptar qëlloi për vdekje motrën 12-vjeçare!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:02
Foto Ilustrim

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë një Shkodër, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Së fundmi policia ka arrestuar Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares).

Policia sqaron se ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht  ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, 12-vjeçares E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat