E rëndë në Shkodër/ Ndryshon skema e vrasjes së 12-vjeçares, e qëlloi vëllai i saj

Shqipëria

E rëndë në Shkodër/ Ndryshon skema e vrasjes së 12-vjeçares, e qëlloi vëllai i saj

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:49
Ilustrim

Një 12-vjeçare mbeti e vrarë dje në Shkodër, ndërsa fillimisht u raportua se e mitura kishte qëlluar veten aksidentalisht me armë.

Mirëpo, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia e Shkodrës njofton se ka qenë vëllai i saj që e ka qëlluar me armë.

Vëllai i 12-vjeçares, që është po ashtu i mitur, e ka qëlluar të motrën aksidentalisht, ndërkohë që Policia ka arrestuar xhaxhain e dy fëmijëve, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i Policisë

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat