Reshjet në Elbasan/ “Shtabet e Emergjencave Civile në gatishmëri”, Balla: Investimet e bëra vitet e fundit na nxorën faqebardhë

Shqipëria

Reshjet në Elbasan/ “Shtabet e Emergjencave Civile në gatishmëri”, Balla: Investimet e bëra vitet e fundit na nxorën faqebardhë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq ka shkaktuar disa problematika dhe përmbytje edhe në qarkun e Elbasanit, fatmirësisht të vogla. Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla teksa ka treguar se më e rënduar situata u paraqit pranë fshatit Muriqn ku argjinatura e vjetër u dëmtuar pjesërisht.

Nga ana tjetër ai thekson se institucionet janë në gatishmëri dhe se investimet e bëra vitet e fundit në pritat lumore na nxorrën sot faqebardhë.

“Shtabet e Emergjencave Civile në Bashki dhe Prefekturë janë në gatishmëri dhe po marrin masa për një ndërhyrje urgjente në këtë argjinaturë.

Por fatmirësisht investimet e bëra vitet e fundit në pritat lumore na nxorrën sot faqebardhë, pasi e gjithë zona Muriqan-Bujqës-Jagodinë do të ishte nën ujë, nëse këto ndërhyrje s’do të ishin bërë dy vite më parë”, është shprehur Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat