Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u përgjigj edhe për gjobën e vendosur ndaj kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj
‘Kryetari i Bashkisë Tiranë ka marrë sanksion administrativ nga komisoneri shtetëror për dy aspekte administrative.
E para për mosraportim të veprimtarive publike të cilat ai i ka zhvilluar në periudhën menjëherë pas hyrjes në fuqi të aktit normativ si dhe rasti i dytë ai i shkeljes që ka të bëjë për ndarjen e dokumenteve të pronësisë për disa ndërtesa të ndërtuara pas tërmetit të vitit 2019.
Nuk ka sanksione administrative për veprimtari si kryebaskiak, për të cilat bashkia është e angazhuar.
Nuk dua të bëjë asnjë lloj komenti të kujtdo politikani mbi vendimarrjen e KQZ-së.’