Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se në këtë periudhë para zgjedhjeve të 25 prillit është i angazhuar që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkojnë të votojnë për ndryshimin.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit theksoi se shqiptarët janë popull 100% evropian dhe nuk mundet që ta marri zvarrë një bandë (referuar qeverisjes së Ramës).
Presidenti Meta: Populli shqiptar do të tregojë që ka aq dinjitet para zgjedhjeve. Ne jemi popull 100% europian dhe nuk mundet të na marri zvarrë një bandë. Unë jam i angazhuar që të gjithë të shkojnë të votojnë, për një Shqipëri që shkon në Europë, jo që shkon në një projekt që ka qenë projekt shtypës, barbar dhe përjashtues, tepër i dyshimtë dhe destabiziluar. Kjo është një histori e qartë. Zgjedhjet janë të mbaruara se do të votojnë qytetarët shqiptarë në 25 prill. Jam i sigurtë që 90 e më shumë përqind e shqiptarëve duan që Shqipëria të shkojë në Europë.
Po ashtu Kreu i Shtetit ka theksuar se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, pasi nuk mund të presin nga ndërkombëtarët për të zgjidhur hallet tona.
Presidenti Meta: Mos prisni nga ndërkombëtaret te zgjidhin hallet tona. Një nga ata qe ka problem me drejtësinë amerikane është kryeministri aktual qe shkoi ne SHBA i maskuar si grua për te bere një foto me Presidentin amerikan. Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë! Kupa është mbushur, tani duhet thyer!
I pyetur nëse do të bënte një koalicion me kryeministrin Edi Rama, Meta tha se nuk ekziston një mundësi e tillë dhe kjo histori është e përfunduar.
Presidenti Meta: Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën. Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!