Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani u shpreh se persona të shpallur non grata nuk mund të jenë përfaqësues të popullit, por ai shtoi se ka njerëz që duan dhe i mbajnë ata.
Arben Ristani: Shpallja non grata ose është e drejtë ose e padrejtë.
Nëse është e padrejtë ka rrugë ku mund të ankohesh dhe institucionet shtetërore mund të të ndihmojnë. Fakti që nuk ka një veprimtari të tillë, tregon se është e pranuar që me të drejtë e kanë marrë atë vendim.
Ky vendim është drejtë. Nëse janë deklaruar non grata atje si pasojë e një korrupsioni të lartë, a mund të jenë këta drejtues institucionesh dhe përfaqësues të popullit në Kuvend? Pse nuk pengohet kjo, pasi mungon vullneti politik. Duan dhe i mbajnë.