“SPAK kishte gjashtë muaj që hetonte”/ Klodiana Lala: Në ILD ka akoma dosje të gjyqtarëve

Shqipëria

“SPAK kishte gjashtë muaj që hetonte”/ Klodiana Lala: Në ILD ka akoma dosje të gjyqtarëve

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:44
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për mega-operacionin e SPAK për gjyqtaren Enkelejda Hoxha u shpreh se nga ana e këtij institucioni ka pasur hetime prej gjashtë muajsh.

Në një intervistë për “Opinion” Lala ka treguar edhe diskordancat në vendimet e gjyqtares, ku dha detaje edhe si ra në rrjetën e SPAK mjeku Edvin Prifti.

“SPAK kishte informacion dhe kishte 6 muaj që po hetonte. Ka një diskordancë në vendimet që ka dhënë. Ajo ka liruar të dënuar me shumë vite burg dhe ka lënë në qeli persona që nuk kanë dhënë lek dhe kanë pasur vetëm një vit dënim dhe e meritonin lirimin.

Sekretarja e Gjykatës ishte nën përgjim sepse kishte lidhje me gjyqtaren.

Duke qenë pandemi po vonoheshin operacionet dhe janë kapur në biseda telefonike. Lekët nuk janë filmuar sepse ka pasur vetëm indicie dhe nuk është arrestuar mjeklu por vetëm është pezulluar nga puna. Nuk marr përsipër të them që këto para janë me burime të ligjshme apo jo.

Gjyqtarja Hoxha nuk është e vetmja, ndonëse u bë bujë kur u lirua Hekuran Billa apo Endrit Dokle. Në ILD ka dhjetra gjyqtarë të tjerë janë duke ndjekur të njëjtën skemë”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat