“Do dal të pi një kafe...”/ Fjalët e fundit që i tha të ëmës i riu që u gjet papritur i vdekur në Vlorë

Shqipëria

“Do dal të pi një kafe...”/ Fjalët e fundit që i tha të ëmës i riu që u gjet papritur i vdekur në Vlorë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 09:28
Sokol Shytra

Ka mbetur ende e pazgjidhur çështja e Sokol Shytres, të riut 22-vjeçar që u gjet i vdekur në breg të detit në Vlorë.

Shytre banonte në Tiranë, dhe akoma më misterioz është fakti se si u gjend në zonën e Zvërnecit, duke arritur të identifikohej nga tatuazhet.

Sipas ekspertizës, 22-vjeçari kishte disa hamtoma në trup dhe kjo shton dyshimet se ai mund të jetë dhunuar e më pas hedhur në det.Edhe familjarët e tij mendojnë se 22-vjeçari është vrarë, pasi ai ishte një djalë i qetë dhe nuk i binte askujt në qafë. Ata kërkojnë që Policia të hetojë rastin, pasi djali nuk kishte arsye pse të gjendej në Zvërnec.

Sipas tyre djali ka dalë nga shtëpia të dielën pasdite në fshatin Kurjan ku jetonte me nënën e vet dhe nuk është kthyer më. Sipas të afërmve të viktimës, Sokoli i kishte thënë nënës që do të pinte një kafe me shokët ku doli për të mos u kthyer më kurrë. Institucionet kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk dihet se kush janë shokët me të cilët do të takohej Sokoli, në ditën që ndodhi ngjarja e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat