Në media ka patur raportime se mjeku Pëllumb Pipero ka shkuar në Itali për kurim pas infektimit me COVID.
Për rastin ka reaguar edhe mjeku kardiolog Petrit Vargu. Teksa i uron shërim të shpejtë Piperos,
Vargu ironizon kolegët e tij, ndoshta mes tyre edhe vetë Piperon, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.
Vargu u kërkon të gjithë atyre që të tregohen të kujdesshëm me atë që i thonë publikut, pasi pasojat e Covid kanë treguar se janë të panjohura dhe të pabesa. Kardiologu shton më tej se jo të gjithë e kanë mundësinë që të dërgohen jashtë vendit kur gjendja e tyre rëndohet, dhe thumbon se mesataret e fakultetit mund të fshihen, por jo protokollet e mjekimit.