Pas arrestimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe disa pjesëtarëve të tjerë të Gjykatës së Krujës, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar punën e SPAK.
“U takova një vit më parë me Arban Krajën”, shkruan Kim.
“E telefonova sot dhe e falënderova dhe e inkurajova për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK.
Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, ose e përkryer, por po i shohim tani rezultatet. Të ecim përpara bashkë, hap pas hapi”, shkruan ajo në një postim në “Twitter”.