Pas Yuri Kim, rezulton me Covid edhe diplomatja tjetër e njohur

Shqipëria

Pas Yuri Kim, rezulton me Covid edhe diplomatja tjetër e njohur

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Yuri Kim dhe Elsa Hastad

Numrat në rritje të rasteve me Covid duket sa kanë prekur edhe diplomatët e huaj në Tiranë. Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila njoftoi se është infektuar me Covid, pozitive ka rezultuar edhe diplomatja suedeze në Tiranë.

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka rezultuar sot e infektuar dhe do të qëndrojë e izoluar, duke respektuar protokollin.

“Sapo rezultova pozitive me Covid-19.

Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurt”, shkruan Hastad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat