Para gjykatës së posaçme të shtunën pritet të paraqitet edhe mjeku kardiokirurg Evdin Prifti, në banesën dhe zyrën e të cilit gjatë kontrolleve u sekuestruan 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.
Ndaj mjekut gjykata ka vendosur më herët masën e sigurisë pezullim nga detyra, por burimet nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion bëjnë me dije se pozita e tij ligjore mund të rëndohet.
Veç përgjimeve që zotëron prokuroria, shefi i pavijonit të kardiologjisë, duhet të provojë edhe origjinën e parave që iu sekuestruan një natë më parë.
Rasti i tij u zbulua rastësisht gjatë hetimit të korrupsionit në gjykatën e Krujës, teksa krye sekretarja që ishte nën përgjim, i kërkoi mjekut të ndërhynte për operimin e së ëmës kundrejt parave që ai kishte kërkuar.
Euronews Albania kërkoi të pasqyronte edhe qëndrimin e mjekut Edvin Prifti, por ai kishte ndërprere të gjithë komunikimet sot.