Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kallm i Vogël në Fier.
Një 26-vjeçar, i identifikuar si Arbër Buzi, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, raporton Ora News.
Ai u tentua të transportohej drejt spitalit por fatkeqësisht humbi jetën gjatë rrugës.
Njoftimi i Policisë Fier:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.