Zv. Drejtori i policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu në një intervistë ka paralajmëruar qytetarët se ditën e sotme nuk do të ketë tolerime, ndryshe nga dje kur policia ka këshilluar shumë qytetarë dhe nuk i ka gjobitur.
Ai u shpreh për Report Tv se qytetarët po abuzojnë edhe me lejet që kanë marrë në e-Albania, pasi e përdorin për të lëvizur nëpër qytet dhe jo për të shkuar në destinacionin që kanë kërkuar.
Ziu kërkoi nga pronarët e bizneseve që subjektet e tyre të mbyllen para orës 20:00, në mënyrë që këta pronarë të jenë në shtëpi para se të fillojë kufizimi i lëvizjes.
“Fillimisht mori masat duke i orientuar dhe këshilluar qytetarët, më pas filluam me regjimin e masave administrative. Policia e kishte Domosdoshmëri të merrej me një pjesë të vogël qytetarët sidomos me drejtuesit e mjeteve që shkelin më shumë aktin normativ. Sot ju bëjmë më dije policia ka dalë në terren dhe ka njoftuar të gjitha subjektet se ora e mbylljes është një 20:00. Dmth subjektet duhet të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 të mbyllen bizneset dhe pastaj të shkojnë në shtëpi. Në orën 20:00 fillon gjobitja”, tha Ziu.