Bora e rënë gjatë natës në zonat verilindore, ka bërë që dibranët të zgjohen në mëngjes me malet e zbardhura nga bora.
Deri më tani trashësia e borës ka arritur në rreth 5 cm në rrugët e qytetit, ndërsa në zona të thella shkon deri më 15 cm në orët e para të mëngjesit.
Burimet bëjnë me dije se deri më tani situata është e qetë. Aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalohet pa probleme, në aks janë 6 mjete borëpastruese, aksi Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Qafë Draj kalohet me zinxhirë, Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet pjesërisht me zinxhirë.
Ndërkohë rrugët e njësive administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, në Dibër dhe Martanesh dhe Tërnovë në Bulqizë, kalohen me zinxhirë.
Deri në këto momente nuk raportohen emergjenca shëndetësore, përveç disa aksidenteve pa viktima.