Një familje në qytetin e Pogradecit është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune nga eksplozivi!
Në oborrin e një banese, në Stavrovë të Pogradecit, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.