Rama dhe Veliaj bashkëbisedim me qytetarët në Tiranë, kryebashkiaku: Në mars fillon riparimi i pallateve të dëmtuara

Shqipëria

Rama dhe Veliaj bashkëbisedim me qytetarët në Tiranë, kryebashkiaku: Në mars fillon riparimi i pallateve të dëmtuara

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 10:35
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranë Eron Veliaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët e kryeqytetit.

Kreu i bashkisë u pyet nga një qytetarë në lidhje me procesin e Rindërtimitm, për dy lagjet e reja që do të ndërtohen do të jenë në lagjen 5 Maj dhe në Kombinat, dhe sipas Veliajt do të jenë me standarde shumë të mira.

Veliaj po ashtu tha se në muajin mars do të filloj riparimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti me fondet e bashkisë.

'Në disa raste ja vlen rigrupimi, duke i afruar afër shërbimeve. Këtë gjë po e bëjmë në Vaqarr, në Baldushk. Kjo është për pjesën rurale. Në pjesën urbane që janë dy lagje. E paimagjinueshme, do të thotë që vetëm ideja e lagjes së re a kush do të shkojë në lagje të reja i ka rënë bingoja. Sipas kalkulimeve tona prona është rritur me 11% të vlerës në Tiranë. Në mars do të fillojmë me riparimin e pallateve me fondin e bashkisë së Tiranë.'- tha Veliaj

Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se banesat e reja do të jenë shumë më të mira se në banesat aktuale, ku qytetarët jetojnë.

'Është e natyrshme që secili të ketë atë ngurimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat për shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion dhe të kalojë në një shtëpi tjetër në një lagje të re, por jam i bindur se të gjithë do të jenë shumë më mirë dhe në një kuptim fatkeqësia do të kthehet në një mundësi të madhe për të pasur kushte shemë të mira. Lagjet e reja na japin mundësinë që qysh që të ndërtojmë një lagje me standarde me të mira duke pasur afër shërbimet esenciale dhe duke pasur një mjedis nga pikëpamja e hapësirës. - tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat