Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, për të cilën tha se është një monstër, që përdori sistemin e drejtësisë duke liruar të burgosur me dënim të përjetshëm.
'Fakti është se një gjykatëse, një monstër që e përdori në mënyrë spektakolar e forcën e parëpërgjshmërisë disa kohë me parë dhe u habit gjithë dynjanë me vendimet e saj për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm është sot në burg, përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë. Kërkon shumë durim, ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë.'- tha Rama.
Ndryshe, ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK. Seanca do të zhvillohet në GJKKO.