Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësues të qeverise, rektorë dhe profesorë të universiteteve publike.
Në fokus të bisedës kanë qenë vështirësitë që hasin nga kushtet e pandemisë gjatë zhvillimit të mësimit online.
Ai thotë se ka mirëpritur kërkesën e studentëve në auditor për të dhënë provimet si dhe kushtet që duhen krijuar për zhvillimin e mësimit.
“I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.
Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktikave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.
I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve.” shkruan Meta.