Zbulohen detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Pogradec. Nga hetimet paraprake të policisë, mësohet se banesa i përket shtetasit Petrit Çekiçi, i cili nuk rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Sipas burimeve, nipi i Petrit Çekiçit, ka varë në vitin 2014 një person me mbiemrin Hoxhallari. Fillimisht dyshimet nga familjarët e të ndjerit kanë qenë se autor ka qenë Petrit Çekiçi, por hetimet e nxorën të pafajshëm.
Po ashtu, dy djemtë e tij pak kohë më parë kanë pasur një konflikt me persona të cilët janë me precedent penalë.
Këto mund të jenë dy pistat e mundshme të policisë, e cila ka nisur hetimet për këtë ngjarje.