Basha-Ramës: Ironitë e tua karagjoze, ke nevojë t’i rikthehesh shkollës

Shqipëria

Basha-Ramës: Ironitë e tua karagjoze, ke nevojë t’i rikthehesh shkollës

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar si karagjoze, ironitë e kryeministrit Edi Rama për PD-në.

Me anë të një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Basha ndalet te rritja e pagave për mësuesit, sipas së cilit nuk krahasohet me atë që kanë bërë demokratët kur ishin në pushtet.

“Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.

Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes. Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës.

Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit”, shkruan Basha.

Basha i referohet një postimi të bërë nga kryeministri Edi Rama, ku tha se premtimet Bashës janë të njëjta me ato që ka bërë Berisha në 2013. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat