Meta nga Saranda: Ndëshkoni ashpër ata që ju bëjnë presion me vendin e punës apo përpiqen t’ju blejë votën!

Shqipëria

Meta nga Saranda: Ndëshkoni ashpër ata që ju bëjnë presion me vendin e punës apo përpiqen t’ju blejë votën!

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:13
Ilir Meta

Nga Saranda presidenti Ilir Meta ka komentuar marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe zgjedhjet e 25 prillit.

“Ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të të kërkuar nga opozita e asaj kohë dhe kryetari i asaj kohe, Edi Rama. Unë kam qenë gjithmonë për zgjidhjen e drejtë, zgjidhjen kushtetuese, brenda normave ndërkombëtare. Për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transaprencë dhe as një bashkëpunim serioz, siç e meriton rëndësia e një çështje të tillë kaq të madhe. Nuk është një çështje që zgjidhet njëherë në 4 vjet. Duhet të zgjidhet në mënyrë sa më të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca”, shprehet presidenti Meta.

I pyetur nëse klima e rënduar e zgjedhjeve të 25 prillit mund të ndikojë në turizëm kreu i shtetit u shpreh: “Nuk do ketë klimë të rënduar, por të përmirësuar, pas asaj ditë që unë e vlerësoj si referendum për të rivendosur demokracinë, rendin kushtetues, për të marrë vetë populli shqiptar me votën e tij fatet e veta, të familjes së tij dhe mbarë vendit tonë.

I garantoj që askush nuk do të prekë votën. U bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion qytetarëve me vendin e punës, apo me bukën e gojës. Ti ndëshkoj edhe më ashpër ata që do të ofrojnë para për vota. Sepse dinjiteti i çdo qytetari të Sarandës dhe Shqipërisë nuk mund të jetë kurrsesi i barabartë me vlerën në monedhë të një delje, dhije, apo lope. Ne jemi një popull evropian që meriton demokraci”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat