Gjykata fut në burg mjekun Prifti, Avokati: Nuk është subjekt i deklarimit të pasurisë, do e apelojmë

Shqipëria

Gjykata fut në burg mjekun Prifti, Avokati: Nuk është subjekt i deklarimit të pasurisë, do e apelojmë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:25
Avokati i doktorit Edvin Prifti

Avokati i doktorit Edvin Prifti deklaroi se do të apelojë vendimin e GJKKO-së për klientin e tij.

Në një prononcim për median jashtë gjykatës avokati deklaroi se klienti i tij nuk është subjekt i deklarimit të pasurisë prandaj SPAK ka ngritur një akuzë të paqenë.

“Paratë ishin të justifikuara, gjykata nuk donte që ta merrte parasysh. Pa pasur një hetim për këtë çështje, për një bisedë mes disa personave. Nuk ka asnjë fakt, ka vetëm një dëshirë të një personi të caktuar për të dhënë lekë. 

Prifti nuk është një person që i duhet të deklarojë pasurinë.

SPAK mund të akuzonte edhe për vrasje mund ta bënte këtë gjë siç e bëri për pastrim parash ku janë këto paratë e pastruara.

Paratë e pastruara ndodhin në bankë jo në shtëpi. Nëse prokuroria ngre hipotezën që paratë që ishin në shtëpi do ti pastronte është një pastrim që do ndodhte në të ardhmen pra ajo i penalizon me idenë e një krimi të cilën mundohet ta marrë me mend se nuk ka asnjë shfaqje materiale” tha avokati

Edvin Prifti akuzohet për “pastrim parash” pasi iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat