Prej disa orësh në aksin rrugor nacionale Burrel – Skuraj dhjetra automjeteve kanë mbetur të bllokuara. Situatë problematike paraqitet në disa segmente si në Baz, Qafën e Ulzës dhe Skuraj.
Në mungesë të borëpastrueseve, shumë automjete e kanë patur të pamundur qarkullimin duke bllokuar totalisht lëvizjen.
Mes të bllokuarve është edhe një kortezh mortor i cili po lëvizte në drejtim të Burrelit.
Autobuz të transportit publik, mjete familjare me gra e fëmijë, po qëndrojnë në rrugë prej disa orësh, ndërsa nuk shihet asnjë ndërhyrje e autoriteteve.