Bora zbardhi këtë të shtunë edhe Elbasanin si asnjëherë më parë.
Kjo ka frymëzuar disa të rinj të përdornin bulevardin kryesor si pistë për të bërë gara me njeri-tjetrin.
Qytetarët të cilët kishin dalë për të bërë foto kanë lajmëruar policinë pasi veprimet e të rinjve po i rrezikonin.
Ata janë ndaluar nga efektivët e Shqiponjave në Elbasan.
Siç duket edhe nga pamjet në video veprimet e tyre kërcënonin sigurinë e kalimtarëve.