Reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë rrethin e Tropojës.
Në lartesitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit kanë rënë mbi 40 cm.
Deri tani janë të hapura të gjitha rrugët e rrethit dhe nuk ka problememe energjine elektrike dhe furnizimet me ushqime.
Edhe rrugët e qytetit po mirëmbahen. Kreu i Bashkisë, Rexh Byberi, thotë se janë marrë të gjitha masat që rrugët të jenë të kalueshme dhe po ndërhyhet me hedhje kripë për shkak të ngricave.
“Tropoja po shijon dimrin, një dimër i mrekullueshëm. Bashkia e Tropojës është e përgatitur për çdo rast. Sapo kemi nisur punën me kripën, nuk ka borë shumë por ngrica. Po hedhim kripë që qytetarët dhe makinat të kalojnë lirshëm”.