Humb jetën si pasojë e Covid farmacistja nga Lushnja

Shqipëria

Humb jetën si pasojë e Covid farmacistja nga Lushnja

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Marinaqi Hazizi

Humb jetën si pasojë e Covid farmacistja nga Lushnja

Farmacistja Marinaqi Hazizi (Kondakçi), ditën e sotme ka humbur betejën me Covid.

Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Farmacistëve, i cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Bëhet me dije se Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.

Reagimi:

Të nderuar kolegë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi).

Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës.

Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat