Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka nisur takimet derë më derë, tek qytetarët duke u njohur më nga afër me problemet e tyre, sigurisht edhe duke i prezantuar programin e PD.
Në mbështetje të tij ka dalë edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili thotë se trokitja derë në derë është trokitje zemër në zemër.
“Miq, trokitja dere ne dere eshte trokitje zemer ne zemer. Ndiqeni dhe shperndajeni sipas deshires kete video te bisedave me qytetaret te ish deputetit Saliani. Sb” shkruan Berisha.
Ndërsa një qytetar u shpreh i zhgënjyer nga qeverisja e PS, duke deklaruar se këtë vit do ta ndryshojë votën.
“Asgjë s’na kanë bërë. Shumë të zhgënjyer jemi nga PS. Themi ta provojmë njëherë ndryshe të votojmë, të votojmë PD-në”, tha Salianji