Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sërish në Lezhë në orën 21:18 minuta por sërish nuk ka asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur.
Në terren kanë dalë ushtria, policia dhe SHISH, por nuk ka identifikuar asgjë të dyshimtë.
Shpërthimi është dëgjuar përgjatë bregdetit të Shëngjinit dhe deri në Lezhë.
E njëjta situatë ndodhi disa javë më parë, ku dy zhurma të mëdha tronditën Lezhën, por ende deri me sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur.