Lezha në kaos total/ Qindra qytetarë e kaluan natën të bllokuar në rrugë

Shqipëria

Lezha në kaos total/ Qindra qytetarë e kaluan natën të bllokuar në rrugë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:48
Lezhë

Situata vijon të jetë e rënduar në Lezhë.

Të gjitha rrugët kanë prezencë të lartë akulli duke sjellë vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Vijon të jetë e bllokuar autostrada Lezhe-Milot.

Ndërkohë dhjetëra qytetar e kaluan natën jashtë, për shkak të bllokimit të automjeteve në aksin Lezhe-Milot në të cilën lëvizja është mjaft e vështirë për shkak të mosndërhyrjes për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat