Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme qarkullimi edhe në akset fushore të vendit ku më problematiku ka qenë aksi Tiranë-Lezhë.
Aktualisht, sipas ARSH ky aks ka probleme qarkullimi në kryqëzimin e Tales.
Ndërkohë, në disa akse të tjera të vendit qarkullohet me zinxhirë.
ARRSH kërkon nga shoferët që të përdorin goma dimërore.
INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE:
❄️ Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.
⚠️Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.
Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.
Me konkretisht, situata paraqitet:
?RAJONI VERIOR
Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.
?RAJONI QENDROR
-Qarkullohen me zinxhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.
?RAJONI JUGOR
Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.