Moti i acartë – Ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

Shqipëria

Moti i acartë – Ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër njofton bllokimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në territorin grek, pët shkak të kushteve të këqija të motit.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia Kufitare e Kakavijës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmirësim të kushteve të motit.

“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit”,- njoftojnë autoritetet e Policisë Kufitare Kakavijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat