Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike , Belind Këlliçi ka vazhduar fushatën e tij elektorale në Sharrë.
Sipas Këlliçit në statusin e publikuar në Facebook, shteti po kërkon t’ju marrë padrejtësisht banorëve pronat e dëmtuara nga tërmeti duke shtuar se të vetmit që përfitojnë nga rindërtimi dhe ndihma sociale janë militantët që deklarojnë votat.
Gjithashtu ai ka shpalosur dhe një pjesë të programit të Partisë Demokratike, që do të ketë Qeveria Basha pas 25 prillit.
Postimi i plotë:
Në Sharrë, shteti kërkon të marrë padrejtësisht pronat e dëmtuara nga tërmeti. Të vetmit që përfitojnë nga rindërtimi dhe ndihma sociale janë militantët që deklarojnë votën. Banorët e Sharrës janë të rrethuar nga plehrat. Në këtë zonë elektriciteti është një nocion ende i largët. Papunësi e madhe dhe fukarallëk. Pas 25 prillit, Qeveria Basha do të mundësojë:
Rindërtimin e të gjithave banesa të dëmtuara pa dallime aty ku janë dhe me sipërfaqen që kanë
Anullimin e kontratave abuzive me inceneratorët e plehrave
30mijë lekë/muaj për çdo të porsalindur për 5 vite
Mbulim 100% të interesave të kredisë për strehim për 5000 çifte të reja çdo vit
Ulje të çmimit të energjisë dhe karburantit
100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master për të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj
Praktika pune të paguara 300 mijë lekë të vjetra në muaj, çdo vit, për 10 mijë studentë.
Do e bëjmë Tiranën të jetueshme për të gjithë.
Ndryshimi po vjen.