“Me Ramën, Shqipëria ka ngecur në baltë”/ Basha: E vetmja gjë që di të bëjë kryeministri është…

Shqipëria

“Me Ramën, Shqipëria ka ngecur në baltë”/ Basha: E vetmja gjë që di të bëjë kryeministri është…

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:39
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe se më 24 prill, të gjithë së bashku duhet ta largojmë atë dhe ta nxjerrim vendin nga kjo baltë.

Nëpërmjet një konference për shtyp, Basha tha se kryeministri nuk mbajti asnjë premtim përgjatë 8 viteve, duke e mbuluar dështimin me propagandë.

Lulzim Basha: Ka dështuar në çdo drejtim. Premtoi 300 mijë vende pune dhe Shqipëria sot ka papupunësinë më të lartë në rajon, premtoi shëndetësi falas dhe pandemia e nxorri zbuluar. Premtoi kosto të ulët të jetës dhe sot e dinë të gjithë. Tani ka filluar me premtime të tjera. Ka ardhur koha të ndryshojmë, të largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit e këtij vendi.

Të dashur shqiptar, vendi ynë është nën ujë, rrugët janë bllokuar, njerëzit po jetojnë në çadra në vitin e dytë pas tërmetit. Gra, fëmijë dhe të moshuar përballen me të ftohtin. Katastrofat do të ndodhi, por çështja është çfarë bën qeveria.

Çfarë bëri ku ra tërmeti, vetëm propagandë, çfarë bëri u bllokuan rrugët, propagandë. Ka bërë të vetmen gjë që di të bëjë. Me Ramën, Shqipëria ka ngecur në baltë dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim nga balta. Më 25 prill ka ardhur koha që të rrëzojmë Ramën dhe të nxjerrim Shqipëria nga balta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat