Burgu i Shënkollit është prej 24 orësh pa energji elektrike.
Të burgosurit po vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm dhe ushqimit.
Mësohet se një i dënuar në këtë institucion ka denoncuar rastin duke thënë se asnjë masë nuk është marrë nga drejtuesit e këtij institucioni.
Gjithashtu, edhe familjarët e të dënuarve kanë kërkuar që të veprohet sa më shpejt, pasi sipas tyre u rrezikohet seriozisht shëndeti disa të burgosurve.