Reshjet e dendura të dëborës që përfshinë vendin kanë shkaktuar bllokime dhe vështirësi në lëvizje mjetesh dhe njerëzit por jo vetëm.
Ndërkohë që qytetarët kanë dalë të shijojnë dëborën me familjen e tyre apo edhe të nxitojnë për në punë, kanë ndodhur aksidente të vogla të cilat kanë përfunduar në spital.
Burimet bëjnë me dije se vetëm në Elbasan, 6 shtetas janë dërguar në spital për mjekim pasi kanë pësuar fraktura të lëhta nga rëshqitjet në akull e dëborë.
Reshjet e dëborës përfshinë pothuajsë të gjithë vendin duke zbardhur si rrallë herë Shqipërinë.