Rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni ka sjellë trafik në zonën e Qafë Thanës ku prej pak më shumë 2 orë, asnjë makinë nuk mundet të lëvizë.
Trafiku bën që për borëpastruesen gjithashtu të jetë e pamundur për të shkuar në krye të zonës problematike.
Po ashtu Dogana Qafë Thanë është e bllokuar gjithashtu.
Aksi që të çon në këtë doganë është bllokuar pasi tek zona e quajtur “kthesa e Tetovarit” era ka grumbulluar mbi 1 m borë. Rradha e mjeteve i kalon 2 km.
Situata është mjaft problematike.