Aksi Lezhë-Milot i kalueshëm me vështirësi, “ngrijnë” trotuaret në Lezhë, mungesë energjie në disa zona

Shqipëria

Aksi Lezhë-Milot i kalueshëm me vështirësi, “ngrijnë” trotuaret në Lezhë, mungesë energjie në disa zona

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:25
Lezhë

Në qarkun e Lezhës situata ka nisur të përmirësohet. Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme, përfshirë dhe superstradën Lezhë-Milot, ku ishin dhe problemet më të mëdha.

Por rekomandohet të bëhet kujdes, pasi nga temperaturat nën zero nuk mungojnë ngricat në zona të caktuara.

Shqetësuese paraqitet situata në trotuaret e qytetit të Lezhës, të cilat kanë ngrirë, duke krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë në disa zona vijon të mos ketë energji elektrike si shkak i defekteve në rrjet, të cilat ende nuk janë riparuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat