Hapet një korsi e Qafë Thanës, vijon stuhia e borës dhe radhët e makinave

Shqipëria

Hapet një korsi e Qafë Thanës, vijon stuhia e borës dhe radhët e makinave

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:05
Qafë Thanë

Aksi Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik. Pavarësisht punës që është bërë gjatë natës është hapur vetëm një korsi por kalojnë vetëm mjete 4×4.

Në doganë ka ende mjete të vogla që presin të kalojnë. Sot në mëngjes vijon ende stuhia e dëborës.

Ndërkohë që policia është stacionuar në zonë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve pasi është e rrezikshme.

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me njerëzit që ishin mbrëmë në doganë, nëse janë kthyer në Strugë apo jo. Vijon puna, por stuhia e bën të vështirë.

E gjithë kjo situatë ka nisur prej orës 14:00 të ditës së djeshme, 14 shkurt.

Si pasojë e erës dhe borës, është krijuar një shtresë prej 1.5 metra borë.

“Te rrethrrotullimi është një kthesë e quajtur kthesa e Tetovarit, ka pasur erë të fortë që ka mbledhur të gjithë borën duke bllokuar mjete aty”.

Radha e mjeteve të bllokuara arrinte në 2 km.

Akset e tjera nacionale në juglindje të vendit janë të kalueshme por lëvizja bëhet me zinxhirë.

Ndërkohë Panariti vijon të jetë i bllokuar nga bora prej një muaji. Trashësia e borës ka arritur mbi 2 metra, duke e bërë të pamundur edhe ndërhyrjen e borëpastruesve. Në rast emergjencash mjekësore, banorëve mund tu vihet në ndihmë vetëm me helikopter.

Zona e Mokrës në Pogradec me disa fshatra  gjithashtu janë të bllokuara, pasi trashësia e borës arrin në 1 metër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat