“Urime Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!” Kryemadhi përshëndet zgjedhjet në Kosovë

Shqipëria

“Urime Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!” Kryemadhi përshëndet zgjedhjet në Kosovë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:11
Monika Kryemadhi

Pas Lulzim Bashës, edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Në një postim në facebook, Kryemadhi shprehet se Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

“Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse. Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare”.

Më tej Kryemadhi shton se “mirëpret mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat