Në përfundim të afatit që partitë politike të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekte zgjedhore për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka regjistruar 16 parti.
Mes partive të regjistruar janë PS, PD, LSI dhe PSD. Po ashtu, është pranuar dhe kërkesa për regjistrim e një kandidati të pavarur në qarkun e Lezhës.
Javën e kaluar KQZ miratoi 10 parti për zgjedhjet e 25 prillit dhe 2 kandidatëve të pavarur ju dha të drejtën për të mbledhur firmat.
Ndërkohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka bërë thirrje partive politike, që në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit të mos kenë persona të inkriminuar.