Rama njofton se në Shqipëri kanë arritur mbi 7000 vaksina të reja të Pfizerit

Shqipëria

Rama njofton se në Shqipëri kanë arritur mbi 7000 vaksina të reja të Pfizerit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë arritur 7020 doza të vaksinës antiCOVID të Pfizerit.

Ai ka treguar po ashtu se është në bisedime për të shtuar edhe një sasi të dozave të konsiderueshme të vaksinës antiCOVID të AstraZenecas.

“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca. Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve. Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!”- ka shkruar Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat