Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha.
Vendimi vjen pasi GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtaren.
Vendimi i sotëm u konsiderua i padrejtë nga avokati i gjyqtares, që risolli në vëmendje që ajo ka një baba të sëmurë për të cilin duhet të kujdeset.
NJOFTIMI NGA KLGJ
Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.