Si ja doli Tom Doshi të ”respektojë” vullnetin e Yuri Kim dhe të rregjistrojë partinë në zgjedhje
Përveç rrregjistrimit në skadimin e afatit të lejuar për partitë e mëdha nga KQZ, lajm tjetër ishte edhe regjistrimi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 i Partisë Social Demokrate, e njohur si partia e deputetit Tom Doshi.
Ajo që ra në sy ishte që në vetëm tre ditë, KQZ-së iu dorëzuan dy kërkesa të ndryshme për regjistrim, e para e datës 9 shkurt ku kryetar i partisë ishte Tom Doshi, dhe ajo e datës 12 shkurt ku kryetar figuron Engjëll Bejtaj.
Sjellim në vëmendje që Tom Doshi depozitoi më 9 shkurt kërkesën për regjistrim të PSD-së në zgjedhje, që u pa si “sfidë” ndaj ambasadës amerikane.
Një ditë më herët Yuri Kim përmes një postimi në “Twitter” u rikujtonte qytetarëve vendimin e DASH që futi Doshin në “listën e zezë” duke theksuar se shqiptarët meritojnë më shumë.
KQZ kishte vënë në dijeni PSD-në të plotësonte dokumentacionin, pasi nuk kishte të përcaktuar emrin e kryetarit të partisë, duke i kërkuar ta ridërgonte si dokument. Në kërkesën e dytë rezultoi se kryetari “de juro” i PSD-së ishte Engjëll Bejtaj.
Ajo që bie në sy ishte një deklaratë e e Taulant Ballës.
Më 12 shkurt 2021, në ambientet e kryesisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me garimin e Tom Doshit në zgjedhje.
“Unë këtë përgjigje kam dhënë në 2015 kur ish-deputeti i PS, Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS është përjashtuar dhe dua t’ju them që pyesni kryetarin e partisë së zotërisë lidhur me këtë.”-duke lënë të kuptohet se Balla e dinte ndryshimin e minutave të fundit që Doshi bëri në PSD për të mundësuar regjistrimin në zgjedhje dhe përmbushjen e premtimit para Yuri Kim se deputeti nuk do të jetë në qeveri.
Megjithatë ende nuk dihet nëse nga partia e themeluar nga Skënder Gjinushi kandidati për deputet do të jetë sërish Tom Doshi. Por duket se manovra e tij ka funksionuar tani për tani për të respektuar deklaratëne Yuri Kim nga njëra anë dhe rregjistrimin e partisë po ashtu.