Nga veriu në jug, ARRSH tregon si paraqitet situata në akset rrugore të vendit

Shqipëria

Nga veriu në jug, ARRSH tregon si paraqitet situata në akset rrugore të vendit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Dita e sotme është karakterizuar nga mot i kthjellët, por temperaturat ende të ulëta kanë bërë që bora të mos shkrijë dhe situata të vijojë problematike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në disa akse në veri qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë edhe në rajonin qendror po vijon puna për pastrimin e disa akseve, ndërsa në disa të tjera vijon qarkullimi me zinxhirë.

Ndërsa në jug ARRSH njofton se akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet duhet të pajisen me goma dimri.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONIO QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë:

Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat