Rama kapet sërish me BE: Në mes të Europës dhe numërojmë sa vaksina u bënë në Greqi, Itali…

Shqipëria

Rama kapet sërish me BE: Në mes të Europës dhe numërojmë sa vaksina u bënë në Greqi, Itali…

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:05
Edi Rama

Për kryeministrin Edi Rama çështja e sigurimit të vaksinave anti-Covid nuk lidhet me fondepasi nuk është një produkt që del në treg.

Në një komunikim live nga aeroporti “Nënë Tereza” ku pritet të mbërrijnë 7020 doza të tjera nga “Pfizer”, Rama u shpreh se procesi i vaksinimit do të nisë edhe në qytetet Shkodër dhe Vlorë.

Por kryeministri nuk harroi të përmendë edhe Bashkimin Europian.

Edi Rama: “Nuk kemi asnjë problem fondesh. Vaksina nuk është në ndonjë treg që pret blerësit të shkojnë dhe ta marrin, kjo nuk është çështje vendesh të pasura apo të varfra sepse nuk jemi ndër vendet e pasura, por ne po vijojmë të marrim vaksina të Pfizer.

Tanimë kur të gjithë të tjerët e thonë atë që thashë në krye të herës, duke parë faktet. Jo për të dalë kundër BE-së, por për të thënë një të vërtetë të hidhur, është krejtësisht e padrejtë që popujt në këtë zonë në mes të Europës të rrijnë të numërojnë se sa vaksina u bënë në Greqi, Itali ndërkohë që vetë presin të bëjnë vaksinën e parë apo siç është rasti i Shqipërisë që duan të bëjnë më shumë. Serbia ka vënë dorë në vaksinën kineze dhe kjo është zgjedhja e drejtë. Serbia është në zemër të Europës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat