Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se situata e krijuar në vend për shkak të reshjeve të dëborës, por e fryrë nga politika, ka ndodhur kudo në Evropë, por edhe në SHBA.
Në reagimin e saj PD thotë se Rama është i vemti përgjegjës për dështimin e Shqipërisë, ndërsa shton se përpjekjet për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë.
“Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë.
Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur”, thotë PD.