Ai është gjetur pa ndjenja në lagjen Qafë Gjashtë dhe është transportuar për në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Mema drejtonte prej 8 vitesh Partinë Demokratike në Sarandë. Ai ka qenë po ashtu edhe anëtar i këshillit bashkiak në qytetin bregdetar.
Pas lajmit të hidhur ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Alket Hyseni, i cili ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Hariz Memës.
“Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan Hyseni në rrjetet sociale.