Ndarja nga jeta e kreut të PD Sarandë/ Meta mesazh ngushëllimi: Ishte i përkushtuar për paqe dhe begati

Shqipëria

Ndarja nga jeta e kreut të PD Sarandë/ Meta mesazh ngushëllimi: Ishte i përkushtuar për paqe dhe begati

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Hariz Mema

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta  të kreut të PD në Sarandë Hariz Mema.

Meta shkruan se Hariz Mema ishte një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit. Ai u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe demokratëve të Sarandës.

“Me hidhërim të madh u informova për vdekjen e dhembshme të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema, një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë demokratët e Sarandës e mbarë Shqipërisë.  Zoti ju dhëntë forcë për përballimin e dhembjes për këtë humbje të pazëvendësueshme!”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat